Gazeta Si – Prona me vlerë 400 mijë euro janë sekuestruar në Elbasan, të cilat janë në pronësi të një 34-vjeçari i cili është i dënuar në Norvegji me 13 vite burgim.
Bëhet fjalë për Daniele Çela alias Oklid Çela, i cili është i dënuar në Norvegji për trafik droge në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Në zbatim të vendimit të gjykatë, u sekuestruan një apartament, një okal dhe garazhi i tij në lagjen “Visarjon Xhuvani” në Elbasan, si dhe një ndërtesë dykatëshe në Peqin.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për të zbuluar asete të tjera të përfituara nga veprimtari kriminale, që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




