Ka ndodhur

I dënuar me 13 vjet burg, Interpoli ekstradon nga Kroacia 28-vjeçarin

Një 28-vjeçar, i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, është ekstraduar nga Kroacia drejt vendit tonë.

Policia thotë se Xhino Aliço, i lindur në Lushnjë, është dënuar me 13 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, vendim i cili u la në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 29.05.2020.

Ngjarja ka ndodhur më datë 11.06.2016, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, ku shtetasi Xhino Aliço, në bashkëpunim me babain e tij, shtetasin A. A., kanë  plagosur me thikë dhe sende të forta, shtetasin J. S., duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda në trup dhe në kokë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë