Një 36-vjeçar nga Korça, Andi Janko është ekstraduar nga Gjermania drejt vendit tonë.
Policia thotë se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar për veprën penale “Mashtrimi me pasojë të rëndë”, kryer më shumë se një herë.
Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 01.03.2017, e ka dënuar me 12 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi me pasojë të rëndë”, kryer më shumë se një herë.
“Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




