Nga Gazeta ‘Si’- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 43-vjeçarin Klement Zguro (Kaçolli) i cili është dënuar me 11 vjet burg për vrasje.
Ai u kap në rrugën “Mikel Maruli”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e tij.
Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar 43-vjeçarin me 11 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Atij i kanë mbetur për të vuajtur 8 vite e 11 muaj burgim. 43-vjeçari iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.