Gazeta Si – Një 32-vjeçar, Fatjon Hoxha, u arrestua në Shijak, në fshatin Sallmone, pasi ishte shpallur në kërkim për dhunë seksuale me të mitur.
Një vendim i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e dënoi të riun më 21 nëntor 2024 me 10 vjet burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
Materialet përkatëse janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.