Ka ndodhur

I dënuar me 10 vite burg në Turqi për trafik droge, arrestohet në Kapshticë 50-vjeçari

Gazeta Si- Një 50-vjeçar nga Turqia, i dënuar me mbi 10 vjet burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë.

Policia thotë se ai u u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, me qëllim ekstradimin në Turqi. Bëhet fjalë për Mehmet Akman, 50 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Holandë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit, e ka dënuar me 10 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal turk.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë