Ka ndodhur

I dehuri terrorizon me kallashnikov Këlcyrën, tenton të vrasë një person (Video)

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Këlcyrë, pasi një person me kallash në dorë ishte nisur drejt banesës së një shtetasi me të cilin ishte konfliktuar më parë për motive të dobëta.

Sipas policisë S.A., në gjendje të dehur, pas një konflikti për motive të dobëta me A.S., ka shkuar në banesë ku ka marrë një armë zjarri dhe është drejtuar për në banesën e këtij të fundit.

Pas informacionit, policia ka ndërhyrë duke e kapur në flagrancë 55-vjeçarin, arma e të cilit ishte me fishek në fole gati për qitje.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik dhe 2 krehra me fishekë luftarak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë