Ka ndodhur

I dehur në timon përplasi disa makina dhe rrezikoi policët, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

Gazeta Si – Një 34-vjeçar duke drejtuar mjetin e tip “Mercedez-Benz ML”, ka përplasur disa automjete mbrëmjen e të premtes në qytetin e Vlorës.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë këtë të shtunë, ka rënë në pranga drejtuesi 34-vjeçar, i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi t’i largohej policisë duke rrezikuar jetën e punonjësve.

Gjatë hetimeve rezultoi se, përpara se të largohej me automjet, ai kishte dëmtuar edhe ekspozitorin e një lokali në lagjen “1 Maji”.

“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Ll., 34 vjeç, i cili mbrëmjen e djeshme drejtoi automjetin në gjendje të dehur, përplasi disa mjete dhe tentoi t’i largohej Policisë duke rrezikuar jetën e efektivëve. Gjatë hetimeve rezultoi se, përpara se të largohej me automjet, ai kishte dëmtuar edhe ekspozitorin e një lokali në lagjen “1 Maji”, – njoftoi policia.

Ai akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë