Gazeta Si – Një punonjës policie është arrestua në Pogradec (Rajoni Elbasan-Korçë), pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe u përfshi në një aksident rrugor me disa dëme materiale.
Sipas njoftimit zyrtar të AMP, inspektor D.O., punonjës i Policisë Kufitare Pogradec, u arrestua mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:31, pasi “duke drejtuar mjetin e tij në rrugën ‘Rinia’ Pogradec, është përfshirë në një aksident duke shkaktuar dëme materiale me disa automjete të parkuara”.
Pas ndalimit, polici iu nënshtrua testit të alkoolit, ku “rezultoi pozitiv në masën 1.36 mg/l dhe 1.33 mg/l”, një nivel që tejkalon ndjeshëm kufijtë ligjorë të toleruar për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



