Ka ndodhur

I dehur në timon dhe tentoi të korruptonte 200 euro policët, vihet në pranga 27-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, pasi fillimisht është konstatuar duke drejtuara automjetin pa vendosur rripin e sigurimit dhe pas testit të alkoolit ka rezultuar se e drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre 200 euro.

Ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Deri tani ka shkuar në 71 numri i drejtuesve të automjeteve, që janë ndëshkuar pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.  

Ndërkohë policia ka shtuar kontrollet e dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë