Futboll

I çmendur si gjithmonë, Murinjo shpërthen pas fitores së Junajtid

Kur themi Hoze Murinjo, njëkohësisht kemi ndërmend një nga trajnerët më të mirë, por një nga njerëzit me karakterin më shpërthyes. Portugezi njihet për festimet e tij të jashtëzakonshme pas fitoreve. Mjafton të përmendim festimet e tij në vitin 2004 kur ishte trajner i Portos, apo në vitin 2010 kur ishte trajner i Interit. Por këtë herë Murinjo ka shpërthyer sërish. Do duhej një fitore 1-0 në minutën e fundit e Mançester Junajtid që Murinjo të shprehte karakterin e tij shpërthyes.

Tekniku portugez pas golit në minutën e fundit të mesfushorit Fellaini ka shpërthyer duke gjuajtur shishet e ujit. Veprimi i Murinjos është kaluar me të qeshura në stadiumin “Old Traford”. Por edhe në rrjetet sociale ky festim i ekzagjeruar i Murinjos është bërë viral në rrjetet sociale, duke u shpërndarë nga shumë faqe.

Video e momentit të festimit nga Murinjo:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë