Ka ndodhur

I burgosuri 35-vjeçar në Reç i jep fund jetës në qeli

Gazeta Si – Një 35-vjeçar, i cili vuante dënimin në burgun e Reçit i ka dhënë fund jetën duke u vetëvarur në qelinë e tij.

Sipas policisë, Sandër Deda, sapo është vënë re nga punonjësit e burgut, është transportuar për në spitalin e Shkodrës, por ka ndërruar jetë në urgjencë.

Sipas ekipit mjekësor të burgut, 35-vjeçari është trajtuar si pacient me probleme të çrregullimit mendor. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë