Gazeta Si - Djali i ish-presidentit Ilir Meta, Besar Meta është paraqitur këtë të premte në ambientet e Gjykatës së Posaçme ku mësohet se ka tërhequr një CD me pamjet filmike të seancës gjyqësore të dy ditëve më parë që u mbajt për verifikimin e kushteve të masës së sigurisë.
Kjo është një procedurë e thjeshtë që iu njihet palëve në proces. Djali i ish-presidentit është parë edhe pas arrestimit ditën e hënë, teksa i dërgonte një qese me ushqime të atit tek blloku i sigurisë së lartë në burgun 302 në Tiranë, ku u paraburgos fillimisht para se të dilte në GJKKO për njohje me masën e sigurisë.
Ilir Meta akuzohet për veprat penale që kanë të bëjnë me dosjet e lobimit në SHBA, dosjen CEZ-DIA dhe fshehje pasurie.
Ish-presidenti u arrestua të hënë pranë “Casa Italia”-s në Tiranë me urdhër të SPAK. Ndaj tij është lënë në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”. Ndërsa ndaj Monika Kryemadhit është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për të njëjtat akuza.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.