Gazeta Si – Një 21 vjeçar u arrestua në Sarandë, pasi u kap me lëndë narkotike dhe armë zjarri në makinë. Ai u kap pas një kontrolli që policia ushtroi në automjetin tip ‘Benz’ që po lëvizte në aksin rrugor Sarandë-Ksamil pranë gjirit të Hartës.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 21-vjeçarit dhe kontrollit në automjet, policia gjeti dhe sekuestrpoi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, një sasi dozash kokaine dhe një shumë të konsiderueshme parash (3 180 euro dhe 45 000 lekë).
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe një armë gjahu të cilën ky shtetas e mbante pa leje, si dhe 460 fishekë luftarakë. Në pranga ka rënë edhe një 22 vjeçar që ishte pasagjer për moskallëzim krimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



