Ngjarje

I akuzuari për vrasjen e tre grave, Dan Hutra tenton të arratiset nga burgu, zbulohet plani dhe kush e ndihmoi (emrat)

I burgosuri Dan Hutra i akuzuar për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen 3 të tjerave në zona të ndryshme të Tiranës ka tentuar të arratiset nga burgu i Fierit paraditen e të enjtes por është kapur në flagrancë.

 "Sot, më datë 04.01.2024, rreth orës 11:25, në IEVP Fier, si rezultat i ndjekjes, mbikqyrjes, kontrollit dhe përdorimit të mjeteve teknike disa javore nga stafi i burgjeve, u kap në flagrancë duke tentuar për t'u arratisur i burgosuri me rrezikshmëri dhe histori kriminale, Dan Riza Hutra (autor i disa vrasjeve)", njofton drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Plani për arratisjen nga burgu ishte i koordinuar dhe në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë. Në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara.

Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë, u konstatua se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte i akomoduar i burgosuri me potencial të lartë rrezikshmërie, Dan Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.

Të dhënat paraprake tregojnë për bashkëpunim ndërmjet të katër të burgosurve, për thyerje të sigurisë dhe tentativë arratisje. Prokuroria është duke kryer hetime për ngjarjen”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, të përfshirë në këtë ngjarje janë:

“1. Dan Hutra, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e  veprave penale, “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare”,  “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79/c-22, si autor i dyshuar për vrasjen e katër personave.

2. Martin Kapllani, banues në Vlorë, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”

3.  Geraldo Veizaj,  masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal..


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë