Ka ndodhur

I akuzuar për korrupsion, Gjykata e Posaçme liron ish-zyrtarin e burgut 313

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar liroi nga qelia Florian Ahmetajn, ish-shefin e logjistikës së burgut 313, i akuzuar për “korrupsion”.

Më herët, Gjykata liroi nga burgu edhe ish-drejtorin e burgut, Eduart Struga dhe biznesmenin Ervin Kurtulla.

Muajin e kaluar, SPAK përfundoi hetimet për këtë çështje dhe të tre personat akuzohen se i kanë kërkuar dhe marrë 457 mijë lekë ryshfet sipërmarrësit të kafeve me makineta, Ilirjan Paço në këmbim të një kontrate qiraje për të ushtruar aktivitetin në mjediset e paraburgimit.

Në fillim të vitit të kaluar dy zyrtarët i kanë kërkuar Paços 100 mijë lekë, para të cilat ai ia ka dhënë Ervin Kurtullës dhe ky i fundit Ahmetajt dhe Strugajt.

Dy zyrtarët në fjalë dhe personi i përfshirë në korrupsion po gjykohen për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në pjesëmarrjen në tenderë apo ankande publike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë