Gazeta Si – Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për shefin e Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, Roven Zeka.
Ndërkohë, shefi i hetimit të aksidenteve Sokol Novaku do të qëndrojë në “arrest në shtëpi” për shkak të rrethanave familjare.
Kujtojmë se urdhër-arresti nga Prokuroria e Posaçme për Zekën, Novakun dhe zyrtarin tjetër të policisë Edison Tabaku u lëshua më 19 prill të këtij viti.
Ata akuzohen për “korrupsion pasiv” lidhur me një ngjarje të ndodhur më 16 Prill, ku kërkuan ryshfet për të mos arrestuar drejtuesen e një mjeti që kishte shkaktuar një aksident me 5 të plagosur në kryeqytet.
SPAK theksoi se sipas informacioneve të siguruar nga BKH, ka rezultuar se oficerët e policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit pagesën prej 2 mijë eurosh.
Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim me ndihmën e personave të tjerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.