Gazeta Si - Gjykata e Apelit të Posaçëm, ka ulur dënimin për ish-gjyqtarin e KPA-së, Ardian Hajdari, i akuzuar për fshehje pasurie.
Apeli e dënoi me 6 muaj burg, por këtë dënim e konvertoi në 1 vit shërbim prove. Ndërsa më herët, Shkalla e Parë e gjeti fajtor Hajdarin dhe e dënoi me 1 vit heqje lirie, duke ia konvertuar në 2 vite shërbim prove.
Ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardjan Hajdari u shpall fajtor për fshehje të pasurisë, pasi nuk ka bërë deklarime të sakta në lidhje me disa vite punë si avokat.
Më 24 qershor 2020, Hajdari u kallëzua penalisht në SPAK me pretendimin se kishte gënjyer në aplikimin për t’u zgjedhur anëtar i KPA-së përmes falsifikimit të dokumenteve. Kallëzimi i referohej deklarimit të tij se punonte prej 17 vitesh si avokat.
Në shkurt të këtij viti, gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ardian Hajdari, u pezullua nga detyra, pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për akuzat e “Mosdeklarimit të të ardhurave” dhe “Deklarimit të rremë të pasurisë”.
Ai dyshohet se gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e avokatit, nuk ka deklaruar asnjë të ardhur siç detyron ligji.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.