Ka ndodhur

I akuzuar për drogë, ekstradohet nga Spanja 30-vjeçari shqiptar (video)

Gazeta Si – Një 30-vjeçar nga Kopliku është ekstraduar nga Madridi i Spanjës në Shqipëri, pasi rezulton i dënuar me “arrest në burg”, për “kultivim të bimëve narkotike” dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sipas asaj që thotë policia, 30-vjeçari Fabian. Gj., akuzohet për kultivimin e rreth 87 kg kanabis në një serë në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Në muajin tetor 2022, në afërsi të banesës së 30-vjeçarit, u zbulua një serë, ku ishin kultivuar bimë narkotike, ndërsa në afërsi të serës u gjetën rreth 87 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, në proces tharjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë