Nga Gazeta Si – “Hall of Fame” në futbollin gjerman ka gjashtë emra të rinj që i shtohen listës së legjendave: Bert Trautmann, Guido Buchwald, Bastian Schweinsteiger, Horst Hrubesch, Otto Rehhagel dhe Jupp Heynckes, të gjithë figura që gëzojnë status legjendar.
Juria i vlerësoi për arritjet e jashtëzakonshme dhe sukseset jashtë Gjermanisë.
– Bert Trautmann, i lindur në Bremen dhe që do të kishte mbushur 100 vjeç vitin e kaluar, kaloi nga të qenit i burgosur lufte në Angli në një ikonë të portës së Manchester City-t.
– Ndërsa Otto Rehhagel kurorëzoi një karrierë të jashtëzakonshme si trajner duke udhëhequr kombëtaren e Greqisë drejt një titulli historik Kampion Europe në vitin 2004.
– Bastian Schweinsteiger, strategu i mesfushës i Bayern Munich për shumë vite, është një nga futbollistët më të suksesshëm gjermanë të të gjitha kohërave.
– Ashtu si Guido Buchwald i Stuttgart, Kampion Bote në vitin 1990, dhe Horst Hrubesch i Hamburgut, Kampion Europe në vitin 1980.
– Jupp Heynckes, që punoi për më shumë se 40 vjet si trajner, arriti suksese të mëdha brenda dhe jashtë Gjermanisë. Në vitin 2013, ai u bë trajneri i parë gjerman që fitoi “Triple-tën” —Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Champions League me Bayern Munich.
Ata janë jo vetëm lojtarë të merituar të Kombëtares, por edhe figura të mëdha në historinë e klubeve të tyre.
Në total, 22 lojtarë dhe 5 trajnerë ishin përfshirë në listën e kandidatëve për t’u futur në |Hall of Fame” ndërsa ceremonia u zhvillua në “Muzeun e Futbollit Gjerman” në Frankfurt.

Deri tani në “Hall of Fame” në Gjermani, janë përfshirë:
- Meshkuj, gjenerata 2022
Philipp Lahm
Bernd Schuster
Karl-Heinz Rummenigge
- Femra, gjenerata 2022
Nadine Angerer
Ariane Hingst
Anne Trabant-Haarbach
Christa Kleinhans
Bärbel Wohlleben
- Meshkuj, gjenerata 2021
Jürgen Kohler
Horst Eckel
Joachim Streich
Miroslav Klose
Udo Lattek
- Meshkuj, gjenerata 2020
Berti Vogts
Michael Ballack
Andreas Möller
Klaus Fischer
Rudi Völler
- Meshkuj, gjenerata 2019
Oliver Kahn
Hans-Jürgen Dörner
Wolfgang Overath
Jürgen Klinsmann
Helmut Schön
- Femra, gjenerata 2019 (edicioni i parë)
Silke Rottenberg
Steffi Jones
Doris Fitschen
Nia Künzer
Renate Lingor
Silvia Neid
Martina Voss-Tecklenburg
Bettina Wiegmann
Inka Grings
Birgit Prinz
Heidi Mohr
Tina Theune
- Meshkuj, gjenerata 2018 (edicioni i parë)
Sepp Herberger
Sepp Maier
Franz Beckenbauer
Paul Breitner
Andreas Brehme
Günter Netzer
Lothar Matthäus
Fritz Walter
Matthias Sammer
Uwe Seeler
Gerd Müller
Helmut Rahn
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



