Ka ndodhur

Hyri në një banesë për të vjedhur, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari në Gramsh

Gazeta Si – Një 19-vjeçar është arrestuar në Gramsh, pasi u kap në flagrancë në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur.

Policia tha se në pranga ka rënë i riu i identifikuar si Esiljano Lazi. Gjatë kontrollit që iu bë, iu gjet një orë floriri dhe 4 varëse që i kishte vjedhur në një banesë të fshatit Bresnik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë