Gazeta Si – Persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin banesën e 54-vjeçarit S.B., në Baltëz të Fierit, ku kanë ushtuar dhunë ndaj tij, por nuk kanë marrë asgjë.
Për shkak të dëmtimeve, 54-vjeçari po merr asistencë mjekësore, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia tha se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi S. B. po merr asistencë mjekësore, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Pronari i shtëpisë, ku persona ende të paidentifikuar hynë për të vjedhur tregon se u dhunua rëndë nga autorët. Kur u thashë se s’kam para, më qëlluan me qytën e armës dhe më lanë të shtrirë në tokë, rrëfen Sokol Bajgora.
“Isha në gjumë kur dëgjova një zhurmë të fortë. Mendova se ishte ndonjë mace. Pastaj ranë pjatat e bufesë. U ngrita dhe dola nga dhoma. Ishin tre veta me armë. U futën brenda. Më kërkuan lekë dhe u thashë s’kam. Më qëlluan mbi pesë gjashtë herë në kokë me qytën e armës. Donin të më lidhnin këmbët dhe duart. E kthyen shtëpinë përmbys. E kthyen krevatin përmbys dhe më lanë poshtë. Nuk kishim drita, mezi dola nga dritarja. Dola të kërkoj ndihmë. Ishin me maska”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




