Ka ndodhur

Hynë në Britani në mënyrë të paligjshme, 11 emigrantë shqiptarë kapen në port

Një grup prej 11 emigrantësh shqiptarë, përfshirë një grua shtatzënë dhe një djalë 17-vjeçar, janë gjetur në Southampton Docks.

Sipas BBC, grupi u zbulua nga punëtorët e portit të mërkurën në mëngjes, sipas forcave kufitare. Një zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme tha se emigrantët po qëndrojnë në paraburgim.

Sipas të dhënave, ata kanë mbërritur në qytet me një anije nga Le Havre, Francë.

Policia e Hampshire tha se gruaja shtatzënë ishte dërguar në spital dhe 10 personat e tjerë ndodhen në paraburgim. Ndërkohë djali 17-vjeçar do të transferohet në kujdesin e shërbimeve për fëmijë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë