Futboll

Hyn në fushë si zëvendësues, nuk heq dot vathin nga veshi dhe del pas 10 minutash…!

Gazeta Si – Një episod i rrallë ndodhi sot në kampionatin italian. Ndeshja e sulmuesit të Specias, M’Bala Nzola, i cili mori vendin e Rei Manajt ndaj Interit, zgjati vetëm 10 minuta, shumica e të cilave jashtë fushe.

Nzola u fut në fushë në minutën e 60-të, arbitri Mareska i kërkoi të hiqte vathin që kishte në veshin e majtë, pasi me rregullore të gjithë aksesorët e kësaj natyre janë të ndaluar dhe duhet të hiqen. Nuk lejohet as që ato të mbulohen me nastro.

Momenti kur arbitri urdheron Nzolan te heqe vathin. Gazeta Si, 15 prill 2022

Problemi ishte se Nzola nuk ia doli ta hiqte vathin pas disa tentativash, as me ndihmën e stafit mjekësor. Vonesa nervozoi trajneri Mota, i cili e ndërroi menjëherë, pasi skuadra e tij po launte me 10 vetë ndaj 11 të Interit. Ishte minuta e 70-të dhe trajneri u detyrua të bënte ndërrimin e fundit që kishte në dispozicion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë