Ka ndodhur

Hyjnë në fuqi masat e reja kundër COVID në Mal të Zi, çfarë duhet të dini për të kaluar kufirin

Këtë të diel, në Mal të Zi hyjnë në fuqi masat e reja kundër Covid-19.

Ministria e Jashtme ka njoftuar se për të udhëtuar drejt Malit të Zi duhet të jeni të pajisur me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave dhe që nga doza e dytë nuk duhen të kenë kaluar më shumë se gjashtë muaj.

Gjithashtu lejohet kalimi nëse keni vërtetim që e keni kaluar Covid-19, jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv.

Në të dyja rastet e mësipërme, qytetarët duhet të kenë patjetër ose testin negativ PCR jo më herët se 72 orë, ose testin e shpejtë antigen jo më të vjetër se 48 orë.

Siç njofton Ministria, nuk është më e mundur hyrja në Mal të Zi vetëm me test negativ.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë