Franca gaboi në ndeshjen ndaj Hungarisë duke u ndalur në një barazim 1-1, ndërkohë që e ka shtyrë zyrtarizimin e kalimit të grupit për në fazën tjetër.
Skuadra e Deschamps, që vlerësohet si favoritja kryesore e Europianit shpërdoroi mundësi të shumta shënimi, duke u ndalur në fund në barazim 1-1.
Karim Benzema ishte i pafat në pjesën e parë, teksa në dy mundësi të arta në minutat 14’ dhe 30’ nuk ia doli të mposhtte portierin Gulacsi. Hungaria, e mirorganizuar në fazën mbrojtëse shtangu Francën në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë me Fiolan, me një goditje të bukur brenda zonës.
Ousmane Dembele, goditi shtyllën në minutën e 58-të, për të ardhur më pas te momenti i golit të barazimit, i shënuar nga Griezmann, që shfrytëzoi një gabim të hungarezit Orban.
Goli u dha qetësi francezëve që morën frenat e lojës në dorë, por pavarësisht përpjekjeve të tyre topi nuk e gjeti më rrugën e rrjetës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.