Dy vajza adoleshente janë larguar nga banesa prej 5 janarit 2002 dhe policia po punon për gjetjen e tyre. Bëhet fjalë për një vajzë 18 vjeçare, largimin e të cilës e ka denoncuar e ëma dhe një tjetër 17 vjeçe, e cila është larguar nga fshati SOS. Për këtë të fundit ka bërë denoncimin një punonjëse.
“Më datë 05.01.2022, shtetasja B. B., 40 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e saj, shtetasja E. B., 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Më datë 05.01.2022, shtetasja P. B., 24 vjeçe, punonjëse në “SOS”, ka kallëzuar se është larguar nga qendra dhe nuk është kthyer një shtetase e mitur 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj” thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




