Bota

Humbi thellë përballë laburistëve, Rishi Sunak dorëhiqet zyrtarisht nga drejtimi i Partisë Konservatore

Kryeministri aktual i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, pas një humbjeje të thellë që partia e tij pësoi përballë laburistëve në zgjedhjet e ditës së djeshme, ka vendosur të japë dorëheqjen nga udhëheqja e partisë Konservatore.

Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, Sunak shprehet se do të marrë përgjegjësin për këtë humbje të madhe, ndërsa theksoi se dorëheqja e tij do të vijë menjëherë pasi pasardhësi i tij, të marrë kreun e partisë.

 “Pas këtij rezultati, unë do të largohem nga posti i kreut të partisë, jo menjëherë, por pasi të jenë vendosur marrëveshjet formale për zgjedhjen e pasuesit tim. Është e rëndësishme që pas 14 vitesh në qeverisje, Partia Konservatore të rindërtohet, por edhe të marrë rolin e saj vendimtar në opozitë në mënyrë profesionale dhe efektive”, theksoi Sunak.

Ndër të tjera, ai u shpreh se i vjen keq për kolegët e tij që kishin humbur vendet e tyre, duke thënë: “Më dhemb të mendoj se sa kolegë të mirë që kontribuan aq shumë për komunitetet e tyre dhe vendin tonë nuk do të ulen më në Dhomën e Komunave”.

“Unë i kam dhënë gjithë kësaj pune, por ju keni dërguar një sinjal të qartë se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të ndryshojë dhe gjykimi juaj është i vetmi që ka rëndësi. Kam dëgjuar zemërimin tuaj, zhgënjimin tuaj. Dhe unë marr përgjegjësinë për këtë humbje.

Për të gjithë kandidatët dhe aktivistët konservatorë që punuan pa u lodhur, por pa sukses, më vjen keq që nuk arritëm të realizonim atë që merituan përpjekjet tuaja. Më dhemb të mendoj se sa kolegë të mirë që kontribuan aq shumë për komunitetet e tyre dhe vendin tonë nuk do të ulen më në Dhomën e Komunave. I falënderoj për punën e tyre të palodhur dhe shërbimin e tyre”,  u shpreh ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë