Nga Gazeta Si – Besnik Hasi kërkonte nën urdhërat e tij dy futbollistë shqiptarë për sezonin e ri.
Lindon Selahi (NK Rijeka) dhe Adnan Januzaj (Seville) ishin emrat në bllokun e trainerit shqiptar të Anderlecht që sezonin e ri do të marrë pjesë në UEFA Europa League.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Januzaj do të kthehej në klubin që e zbuloi dhe e prezantoi në futbollin e madh.
Kontrata aktuale e Januzajt (sezonin e fundit luajti i huazuar te Las Palmas) në Spanjë, skadon në vitin 2026 dhe Sevilja kërkon të lirohet nga paga e tij e lartë (Januzaj është lojtari më i paguar).
Ndërkohë Lindon Selahi që nuk po kalonte një moment të mirë në kampionatin kroat nuk ishte kundër transferimit nga NK Rijeka në Belgjikë, por Anderlecht nuk i plotësoi kërkesat e tij financiare.
Kontrata e tij me kampionët e Kroacisë kishte skaduar dhe Selahi zgjodhi të transferohej në Poloni tek Widzew Lodz.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



