Mediat në Greqi raportojnë se Alexis Tsipras ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë Syriza, pas rezultatit zhgënjyes që mori në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare.
Tsipras ka mbledhur kryesinë e partisë ku ka paraqitur dorëheqjen, për t’i hapur rrugë në këtë mënyrë zgjedhjeve të reja, brenda Syriza për kryetarin e ri.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis fitoi bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve, duke marrë mazhorancë absolute që i dha mundësinë të krijojë i vetëm qeverinë.
Pas numërimit të votave, 40% e tyre shkuan për partinë konservatore “Demokracia e Re”, 17.8% për Syriza, 12.23% të votave i mori PASOK, ndërsa partia “Spartanët”, e drejtuar nga një prej anëtarëve të Agimit të Artë arriti të hyjë në Parlament.
Alexis Tsipras e cilësoi të rëndë rezultatin e zgjedhjeve për partinë e tij. Ai deklaroi se populli grek foli qartë dhe për këtë arsye Syriza do të shkojë në një proces riformatimi ku do kërkohet mendimi dhe votëbesimi i anëtarësisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



