Ka ndodhur

Humbi prindërit pak ditë më parë, Covid i merr jetën edhe shqiptarit në Itali

Tragjedi për një familje shqiptare në Itali. Pak ditë pasi ka humbur prindërit si pasojë e koronavirusit, ka ndërruar jetë nga virusi i rrezikshëm edhe djali i tyre 43 vjeç.

Shtypi Italian, shkruan se Ilia Moçka, i cili menaxhonte një dyqan të njohur “Fast Food”-i në Leçe, kishte ditë i infektuar me koronavirus.

Së bashku me vëllezërit e tij, drejtonte një biznes në rrugën “Studenti” të kryeqendrës salentine.

Ai u shtrua në spitalin “Dea”, ku gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë progresive, deri sa humbi jetën. Ilia ishte i martuar dhe me fëmijë.

Disa ditë më parë, ai kishte humbur të dy prindërit, të cilët gjithashtu u infektuan nga Covid-19.

 “Do të më mungosh aq shumë Ilia Moçka. Dua të kujtoj gjithmonë, duke buzëqeshur dhe i lumtur që të kam vëlla, ti ma ke thyer zemrën, lamtumirë dhe i paharrueshëm qoftë kujtimi yt”, – shkruan vëllai i tij Olsi, në një postim në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë