Kristiano Ronaldo humbi 11-metërsh në minutën e 105-të në duelin ndaj Sllovenisë, teksa gjuajtja e tij u ndal nga portieri Oblak. Gjithsesi për fatin e mirë të tij, ylli portugez arriti të festonte në fund, ku kombëtarja e tij triumfoi me 11-metërsha. CR7-ta mori përsipër penalltinë e parë, teksa kësaj herë e kthehu në gol.
Duke folur pas ndeshjes, Ronaldo u shpreh: “Ndjeva trishtim, por në fund gëzim! Ky është futbolli. Kam përjetuar momente të pabesueshme dhe të pashpjegueshme, mund t’i kisha dhënë skuadrën time epërsinë, por nuk ia dola. Oblak bëri një pritje të jashtëzakonshme.
Unë u ndjeva i trishtuar, por gjëja më e rëndësishme është të shijojmë kalimin në raundin tjetër. Skuadra bëri një punë të jashtëzakonshme dhe luftoi shumë mirë. Sllovenia ishte e vendosur mirë dhe na vuri në vështirësi. Dhe më pas portieri ynë bëri tre pritje të mrekullueshme”, deklaroi Ronaldo.
Duhet të shoh penalltinë, tha Ronaldo, duke shtuar se nuk e di nëse ka gjuajtur mirë apo keq, por "nuk kam humbur një herë gjatë gjithë vitit dhe kur më duhej më shumë, Oblak e priti. Unë mendoj se Portugalia e meritoi sepse ne kishim më shumë autoritet”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.