Ka ndodhur

Humbi kontaktet me familjen, shpëtohet gjermani që kishte ngecur në grykëderdhjen e Vjosës

Nga Gazeta Si – Një turist gjerman, që kishte probleme me drejtimin e velierës së tij për shkak të motit të keq është shpëtuar nga Policia Kufitare e Vlorës.

Ai kishte humbur kontaktet me familjen dhe Policia Kufitare pas informacioneve të shkëmbyera mes Interpol Tiranës dhe atij gjerman, ka bërë të mundur lokalizimin e turistit.

Pas lokalizimit ai është zhvendosur në breg dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare e Vlorës thotë se në bashkëpunim me operatorët privatë po bashkëpunohet për të bërë të mundur tërheqjen e mjetit lundrues nga cekëtina e grykëderdhjes së lumit Vjosë, për ta transportuar në portin e Vlorës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë