Ngjarje

Humbi jetën për të shpëtuar 2 turistë, gjendet trupi i pajetë i kapitenit të anijes, shpallet Dëshmor i Atdheut

Nga Gazeta Si- Pas thuajse 48 orësh kërkime, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali.

Trupi i tij u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, që nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.

51-vjeçari është shpallur Dëshmor i Atdheut.

Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se ai sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve.

“Nderojmë me mirënjohjen më të lartë të Republikës, Dëshmor i Atdheut, Kapiten Arben Anamalin, drejtuesin e anijes turistike të Bashkisë Shkodër që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës I paharruar, Kapiten Arbeni”, ka shkruar Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë