Ka ndodhur

Humbën në Llogara një natë më parë, shpëtohen dy turistët holandezë

Dy turistë holandezë, të cilët kishin humbur orientimin dhe rrugën në Llogara mbrwmjen e djeshme, janë gjetur nga Policia e Vlorës.

Kërkimet për çiftin e turistëve, nisën menjëherë pas njoftimit dhe pas disa orë kërkimesh, ata janë gjetur në vendin e quajtur “Qafa e thellë”.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, ata e kanë pasur të pamundur kthimin mbrapa.

Përmes një deklarate për mediat, Policia e Vlorës njofton se ata janë trasnportuar drejt Parkut të Llogarasë.

Sipas informacioneve, gjendja shëndetësore e dy turistëve është e mirë dhe ata nuk kanë pësuar asgjë nga qëndrimit të tyre natën në pyllin e “Llogarasë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë