Ka ndodhur

Humbën kontaktet me familjarët, policia nis kërkimet për dy persona në Sarandë

Gazeta Si – Familjarët e dy personave kanë denoncuar në policinë e Sarandës zhdukjen e të afërmve të tyre prej disa ditësh.

Në Komisariatin e Policisë Sarandë, është kallëzuar nga shtetasi G.P., 53 vjeç, banues në Fier, se ka humbur kontaktet me vëllanë e tij, shtetasin F.S., 45 vjeç, banues në Sarandë.

Gjithashtu është kallëzuar nga shtetasja E.Th., 76 vjeçe, banuese në Sarandë, se ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin L.Th., 52 vjeç, banues në Sarandë.

Në njoftimin e saj për shtyp, policia thotë se ka nisur kërkimet për këta shtetas, të cilët në të shkuarën kanë pasur problem me drejtësinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë