Nga Gazeta ‘Si’- Një incident është raportuar nga Gjirokastra kur mbeten edhe më pak se 20 ditë nga zgjedhjet e 11 Majit.
Policia e qarkut jugor njofton se në fshatin Grapsh në Libohovë është denoncuar zhdukja e vulës së KZAZ.
Përmes një njoftimi, policia tha se kallëzimi është bërë nga shtetasi Th. K., 36 vjeç, banues në fshatin Bularat, sekretar i qendrës së KZAZ në fshatin Grapsh.
Materialet procedurale për rastin i kaluan Prokurorisë së Gjirokastërs, për veprime të mëtejshme hetimore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.