Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Plug të Lushnjes.
Policia thotë se 53-vjeçari me inicialet N. R, duke drejtuar automjetin ”Benz”, prej problemeve shëndetësore ka humbur kontrollin dhe u përplas me murin në anë të rrugës.
Drejtuesi ka gjetur vdekjen pas përplasjes me murin.
“Sot rreth orës 09:40, në fshatin Plug, Lushnjë, shtetasi N. R., 53 vjeç, banues në Plug, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se për shkak të problemeve shëndetësore, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur në anë të rrugës dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




