Ka ndodhur

Humb kontrollin e motorit, aksidentohet për vdekje 35-vjeçari në autostradën Tiranë-Durrës

Gazeta Si- Një 35-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të enjteje, pasi motomjeti me të cilin po udhëtonte doli nga rruga.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, ku shtetasi R.T., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë