Ka ndodhur

Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 40-vjeçari në Himarë

Nga Gazeta Si – Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë natës në Himarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Tërbaç. Policia thotë se shtetasi L. H, 40 vjeç ka humbur kontrollin e motomjetit që drejtonte, duke dalë nga rruga.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë