Gazeta Si – Sekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku, e cila u denoncua si e zhdukur nga bashkëshorti i saj, është gjetur.
Gruaja 34-vjeçare është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ku ka dhënë sqarime mbi rrethanat dhe motivet e largimit nga banesa.
“Në vijim të informacionit për kallëzimin e bërë nga shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin e bashkëshortes së tij nga banesa, sqarojmë se: Shtetasja K. M., 34 vjeçe, rreth orës 15:30, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe aktualisht po jep sqarime mbi rrethanat dhe motivet e largimit nga banesa”, thotë policia në njoftimin për shtyp.
Bashkëshorti i 34-vjeçares, kishte bërë denoncim, pasi nëna e fëmijëve të tij, Marku nuk ishte kthyer në shtëpi, duke humbur çdo kontakt me të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




