Ka ndodhur

Humb jetën turisti serb në Vlorë, pësoi arrest kardiak sapo hyri në ujë

Një turist serb humbi jetën këtë të mërkurë në plazhin “Uji i Ftohtë” në Vlorë, si pasojë e një arresti kardiak.

Burime zyrtare të policisë thonë se viktima është një 54-vjeçar me iniciale J. D., i cili sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

“54-vjeçarit i është dhënë ndihmë e menjëhershme nga pushuesit, roja bregdetare dhe më pas nga ekipi mjekësor i urgjencës, por ka ndërruar jetë”, thotë policia.

Aktualisht grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të humbjes së jetës së 54-vjeçarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë