Ka ndodhur

Humb jetën turisti austriak në Korçë, ishte akomoduar në një hotel të qytetit

Gazeta Si – Një turist austriak ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në spitalin e qytetit të Korçës, ku ai ishte dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore.

Mësohet se i moshuari nuk ishte ndier mirë rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku kishte shfaqur probleme kardiake, ndaj ishte dërguar me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë.

Policia tha se po punohet për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes së 72-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë