Gazeta Si – Një 71-vjeçar malazez ka humbur jetën pasditen e kësaj të mërkure në Malësinë e Madhe si pasojë e një ataku në zemër.
Burimet policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Lëpushë rreth orës 17:00 ku një grup turistësh malazezë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për 71-vjeçarin M.M.
Pavërësisht ndihmës së shpejtë të urgjencës 71-vjeçari ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.