Ka ndodhur

Humb jetën një 38-vjeçar shqiptar në Itali pas një aksidenti me makinë

Gazeta Si – Një 38-vjeçar shqiptar, Erion Bali sipas medieve italiane, ka humbur jetën mëngjesin e së martës pas një aksidenti me makinë në periferi të Kremonas.

Shqiptari që banonte në Gadesko Pieve Delmona ishte menaxher i një restoranti. Gjithmonë duke iu referuar lajmeve të publikuara në vendin fqinj, makina e tij është përplasur në rrethrrotullimin e San Feliçe.

Makina tip ”Volkswagen Golf” ka dalë nga rruga, është përplasur me një tabelë dhe më pas me bordurën. Përplasje që ka rezultuar fatale për 38-vjeçarin Bali. Dyshimet janë se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga përgjumja e shoferit.

Forcave zjarrfikëse iu desh të punonin shumë orë për ta nxjerrë nga makina 38-vjeçarin. Sipas vlerësimeve paraprake, Bali mund ta ketë humbur kontrollin e makinës rreth 100 metra para rrethrrotullimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë