Covid-19 i merr jetë regjisorit të njohur Kadri Metohu.
Mësohet se Metohu ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare.
Metohu ishte regjisor, dramaturg dhe drejtues artistik.
Në të gjithë karrierën e tij krijuese ai u bë i njohur jo vetëm ne dhjetra spektakle televizive, dokumentarë, telereportazhe e radiodrama por edhe ne veprat skenike si regjisor i disa veprave operistike.
Metohu studioi për regjisurë në Pragë të Cekosllavakisë nga ku pruri një eksperience të madhe bashkëkohore duke dhënë kontributin e tij të vyer në fushën e regjisë televizive, radiofonike dhe skenike.
Mbas specializimit në RAI të Italisë ai kontribuoi në ngritjen e Televizionit Shqiptar mbi baza profesionale. Është krijues i emisioneve të sukseshme radiofonike si “Heroizmi i popullit tonë në shekuj” si dhe “Teatri në mikrofon”. Për kontributin e tij të çmuar ai është nderuar me çmime të shumta kombetare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



