Covid-19 i ka marrë jetën në moshën 64-vjeçare, Drejtorit të Administratës së Zonave të Mbrojtura të Qarkut Kukës, Besnik Hallaçi, biolog dhe ambientalist i njohur në rang kombëtar dhe ndërkombëtar dhe zbulues i Tulipanit Shqiptar ndryshe Tulipani i Kukësit.
Ai prej dy javësh ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Lajmin e kanë bërë me dije miqtë e tij në mediat sociale.
“Lajm i trishtë për humbjen e jetës së biologut pasionant e drejtuesit model në rrethin e Kukësit, ngushëllime familjes, të afërmeve, shokëve e miqve të tij. Lamtumirë Besnik Hallaçi, paç dheun e lehtë”, u shpreh në rrjetet sociale prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana.
Edhe kryetari i Bashkisë, Safet Gjici, shprehu ngushëllime për humbjen e biologut.
“Me dhimbje të thellë dhe hidhërim të madh mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur nga kjo pandemi famëkeqe të biologut të njohur kuksian Besnik Hallaçi. Më lejoni që në këto momente të dhimbshme t’i shpreh familjes, të afërmve të tij ngushëllimet më të sinqerta, në emrin tim personal dhe të qytetarëve kuksian. U prehsh në paqe!”, shkroi në Facebook kryebashkiaku i Kukësit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




