Ka ndodhur

Humb jetën në moshë të re nga Covid 19 një zyrtar në Peqin

Kryetari i Njësisë Administrative të Pajovës në Peqin, Arben Plaku ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Lajmi është bërë i ditur nga miq dhe familjarë të tij, të cilët kanë shprehur dhimbjen nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

46-vjeçari ishte i shtruar në një nga spitalet Covid të Tiranës.

Ai ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të enjteje, duke mos fituar dot betejën me virusin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë