Një shtetas 55-vjeç ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në Vorë. Policia njoftoi se 55-vjeçari banues në Sarandë ndodhej në një lokal, kur rreth orës 00:30, ndërroi jetë. Dyshimet e para janë se viktima ka pësuar arrest kardiak.
“Më datë 18.08.2024, rreth orës 00:30, në një lokal në Vorë ka ndërruar jetë dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, shtetasi A. M., 55 vjeç, banues në Sarandë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




