Ka ndodhur

Humb jetën në aksident 17-vjeçari shqiptar në Greqi

Gazeta Si – Mbrëmjen e së hënës humbi jetën në aksident tragjik një 17 vjeçar shqiptar, me banim në ishullin Kefalonia.

Së bashku me 3 shokë bënë një shëtije me makinë, pas shkollës dhe fatkeqësisht, shoferi humbi kontrollin e automjetit në rrugën Lasi të zonës Argostoli, e makina u kthye përmbys dhe mori flakë menjëherë.

Tre të rinjtë dolën menjëherë, pa lëndime ndërsa 17 vjeçari me emrin Fabio nuk arriti të hiqte rripin e sigurimit në sediljen e pasme ku e përpinë flakët.

Ai jetonte prej vitesh në ishull me nënën, ndiqte liceun profesional për shkenca kompjuterike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë